Vlorë, 16-vjet i paralizuar, apel për ndihmë në News 24
VLORë- Edhe këtë vit mbrëmja e ndërrimit të viteve do të jetë e trishtueshme për familjen Kapaj në lagjen “24 Maj”, në periferi të Vlorës. Varfëria, mungesa e një shtëpie, por edhe sëmundja e djalit 19-vjecar i ka rënduar më tepër hallet e kësaj familjeje, që jeton vetëm me 6 mijë lekë nga pensioni i kryefamiljarit Kristo Kapaj. Gjysma e pensionit shkon për të paguar qiranë prej 3 mijë lekësh në banesën ku jetojnë, ndërsa shpërblimi prej 2 mijë e 500 lekësh për festat e fundvitit, nuk mjafton as për të blerë një thes miell. Trishtimi më i madh për Kriston është gjëndja e djalit të tij 19-vjecar, i cili prej 16 vitesh ka mbetur i paralizuar. I vetëdijshëm për fatin që ka, Fatjoni teksa bën apelin për ndihmë, për një cast harron se me këtë ndihmë mund të kurohet diku gjetkë jashtë kufijve shqiptarë, por kërkon një strehë për të gjithë familjen. Të gjithë besojnë që kurimi jashtë shtetit do të ishte i vetmi shpëtim për Fatjonin, i cili në rast se do të kurohej do të ishte një krah pune më tepër.(m.a/News24/BalkanWeb)