E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident nuklear ne Slloveni. BE: asnjë arratisje radioaktive

 

Këshilli Evropian ka deklaruar se ka marrë një sinjal për një aksident në centralin nuklear në Krsko, duke shpjeguar që tashmë është aktivizuarprocedura e sigurisë për fikjen e impiantit. Mesazhi alarmues, shpjegon komunikata ka ardhur rreth orës 17.38 dhe deri tani fuqia e reaktorit është pakësuar deri në 22 përqind.

Sipas asaj që referon Këshilli Evropian është verifikuar një humbje e likuidit nga sistemi principal i ftohjes se centralit nuklear në Krsko, në Slloveni. Aksidenti është sinjalizuar në Bruksel përmes sistemit të alarmit nuklear të shpejte Ecurie, me anë të të cilit ekzekutivi i BE-së ka njoftuar me sukses të gjitha shtetet anëtare. Megjithatë një zëdhënës i BE-së ka dhënë informacione të mëtejshme se procedurat e ndjekura nga Sllovenia kanë qenë korrekte dhe nuk ka pasur arrastisje për shkak të aksidentit radioaktiv. Megjithatë deri tani impianti është mbyllur për disa orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›