E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99 kërkon zgjidhje për votat e emigrantëve

Votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, janë një nga çështjet më kryesore për të cilat G99 kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Tryeza e sotme e diskutimeve, është fokusuar në zbatimin e metodave, të cilat synojnë të integrojnë shqiptarët jashtë vendit në jetën politike. G99 paraqiti kështu, tre modele, modelin kroat, i cili mbi të gjitha parasheh në vetvete ndryshimet kushtetuese, duke krijuar nga ana tjetër edhe një bazë ligjore në vendet ku jetojnë shqiptarët, modelin e drejtperdrejte si dhe votimin nëpërmjet postes, votim i cili u duk me efikas dhe ka kosto me te ulet.

Sipas Veliajt, hyrja në skenën politike të emigrantëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, është e domosdoshme, pasi përveç kontributit ekonomik që këta të fundit japin për vendin, duhet të gëzojnë të drejtën të vendosin edhe për të ardhmen politike të vendit.

Sipas të dhënave emigrantët shqiptarë, të cilët përbëjnë rreth 20 % të popullsisë,  kanë një moshë mesatare, 25-40 vjeç, me një pjesëmarrje zero në jetën politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›