E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA, Shqipëria në vendin 82

 

Organizata ndërkombëtare e futbollit FIFA në faqen zyrtare të internetit e ka zbritur me 6 pozicione Shqipërinë në vlerësimin që i ka bërë skuadrës kuqezi. Sipas asaj që është publikuar në internet nga FIFA, Shqipëria renditet në vendin e 82. Në fakt duket se humbja me Poloninë ka bërë që vendi ynë të humbasë 6 pozicione në renditjen për vlerësimin e futbollit shqiptar. Jo vetëm kaq por edhe pezullimi i Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare ka çuar në një përfundim të tillë, pasi kuqezinjtë janë renditur në nivelet më të ulëta nga organizata botërore e futbollit.

Megjithatë sipas vlerësimit të FIFA-s vazhdon të jetë në krye Argjentina, në vend të dytë qëndron Brazili për t’u pasuar nga kampionia e botës, Italia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›