Golemi, 24 ore uje te pijshem
Qyteza e Golemit dhe zona turistike do te kene me shume uje te pijshem ne ditet ne vazhdim. Kjo mundesohet ne saje te vendosjes ne pune te ujesjellesit te Manskurise, i cili u inaugurua dje nen prezencen e autoriteteve te larta te shtetit. Ujesjellesi i Manskurise ndodhet ne nje distance prej rreth 1 km ne anen e majte te rruges nacionale Plepa-Kavaje, ne kodrat e Shkembit te Kavajes. Ne inaugurimin e ketij ujesjellesi kane marre pjese kryeministri Sali Berisha, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, deputete te zones, drejtues te pushtetit lokal etj. Ujesjellesi i Manskurise eshte nje financim i perbashket i qeverise gjermane dhe asaj shqiptare ne vleren e rreth 4 milione eurove. Qeveria gjermane nepermjet Bankes per Rindertim KfW, ka financuar 3,5 milione euro, kurse qeveria shqiptare 500 mije euro. Ky ujesjelles pritet te permiresoje situaten e furnizimit me uje te pijshem per nje pjese te qytetit te Kavajes, te qytezes dhe te zones turistike te plazhit te Golemit. Te pranishmit kane bere te ditur se tashme zona turistike dhe fshati Golem do te kene uje 24 ore, por nga ana tjeter, ne zonen e plazhit ka probleme te shumta ne lidhje me mungesen e rrjetit shperndares te ujit te pijshem. Kryeministri Berisha ne fjalen e tij pershendetese eshte shprehur se: “Ujesjellesi i Manskurise parasheh te mbuloje furnizimin me uje te qytetit te Kavajes, zonave rurale perreth tij dhe plazhit te Golemit ne menyre te pavarur nga Durresi. Ujesjellesi i Manskurise eshte nje veper shume e rendesishme ujore, nje dhurate e qeverise gjermane, qe nepermjet Bankes per Zhvillim ka financuar kete projekt, se bashku me pjesemarrjen e qeverise shqiptare, si nje nga projektet e shumta te furnizimit te shqiptareve me uje dhe kanalizimet qe shtrihen nga Kruma ne Korce dhe ne tere territorin e vendit”. Kryeministri i vendit Sali Berisha ka folur edhe ne lidhje me projektet qe ekzistojne per furnizimin me uje te pijshem 24 ore per qytetin e Durresit. Ai ka premtuar se shume shpejt qeveria do te marre masa per financimin e projekteve te reja, ne menyre qe qyteti bregdetar te kete uje te garantuar per 24 ore. Ujesjellesi i Manskurise pritet te furnizoje me uje te pijshem nje popullate prej 40 mije banoresh ne Golem, plazhin e Golemit dhe nje pjese te qytetit te Kavajes. Rezervuari i Mansukrise ka nje kapacitet prej 4,5 milione metra kub uje, siperfaqe 6.3 hektare dhe thellesi 40 metra. Ujesjellesi funksionon nepermjet tri linjave kryesore: linjen nga stacioni i pompimit ne depon me kapacitet 200 metra kub, linjen e dyte nga kjo depo ne depon tjeter me 400 metra kub dhe linjat e sistemit unazor drejt plazhit te Golemit. Prodhimi ditor i ketij ujesjellesi eshte llogaritur ne rreth 75 litra uje ne sekonde. A.K