Gjelberimi nis nga “Artan Lenja”
Bashkia e Tiranes ka nisur gjate dites se djeshme zbatimin e projektit “Tirana ne pika”, pjese e te cilit eshte edhe puna per “Rikualifikimin urban” ne bllokun e banimit “Artan Lenja”. Fokusi i projektit “Tirana ne pika” eshte rigjenerimi i hapesirave me karakter publik dhe kthimi i tyre ne vende me karakter clodhes, rekreativ, funksional, ne mbeshtetje te banimit e me gjere. Sipas Bashkise se Tiranes, projekti ne nje faze te dyte do te fokusohet edhe ne krijimin e hapesirave te reja publike (hapesira te zbrazeta ekzistuese ne qytet/prone publike), te shperndara keto ne te gjithe qytetin, duke kerkuar balancen e shperndarjes se tyre ne qender dhe ne periferi. Projekti “Tirana ne pika” do te zhvilloje e rigjeneroje hapesiren jo vetem ne dy dimensione, por do te plotesohet edhe me trajtimin e dimensionit te trete te hapesires. Trajtimi i fasadave do te behet element integral i rigjenerimit, kryesisht ne blloqet e banimit ku impakti social eshte edhe me i ndjeshem. Per sa u perket punimeve qe do te perfshijne bllokun e banimit “Artan Lenja”, synimi i tyre do te jete krijimi i ambienteve clodhese, fushave te basketbollit, kendeve te lojerave per femije dhe kendeve pushues per te moshuarit. Vlefta e plote e objektit eshte 64.345.538 leke, ndersa burimi i financimit jane te ardhurat e bashkise. Siperfaqja e zones qe do te trajtohet ne kete objekt eshte 8.3 ha, ku ne lulishte parashikohet mbjellja e rreth 187 pemeve te reja, si edhe shkurreve dekorative.