Vrasesi 13-vjecar behet “vampir”
Dilaver Xhelili
BERAT- “Kur te dal do u ha te gjitheve.” Keshtu uleret pothuajse gjate gjithe dites i cilesuari si monster, 13-vjecari nga Berati, qe vrau e me pas perdhunaur nje grua. Romario H. eshte kthyer ne makthin e te gjithe pacienteve te spitalit, ku ai ndodhet aktulisht i izoluar, madje mjeket e dendin me valiume qe ai te qetesohet sadopak. “Imiton veprime vampiresh dhe afrohet prane deres duke thene “ju mbaj mend te gjitheve, kur te dal do ju ha mishin”, thone burime spitalore, sipas se cilave ai afrohet prane deres se hekurt sa here qe degjon hapa ne korridor, duke share e kercenuar pafund. Sipas drejtorit te spitalit rajonal te Beratit, Neritan Vito, eshte e domosdoshme nderhyrja e menjehershme per largimin e 13-vjecarit qe kryen veprime te cuditshme, qe po tromaksin te gjithe personelin e spitalit, e ne vecanti pacientet. Vito u ben thirrje Ministrise se Brendshme dhe asaj te Drejtesise qe te marrin sa me pare masa per vendosjen e tij diku gjetke, pasi ai eshte bere “gangrene” e punes ne spital. Madje, edhe vete familjaret e tij bene thirrje disa dite me pare, per largimin e djalit te tyre, nisur nga situata shume e rende per pacientet, qe Romario i kercenon se do i haje te gjalle. Ne te vertete, Romario H., qe ruhet nga 7 police, ndodhet i izoluar ne pavijonin e kardiologjise, ku te semuret me zemer kane nevoje per kujdes dhe qetesi te vecante. “Organet e Drejtesise qe po tregohen indiferente, duhet ta heqin monstren sa me pare qe ketu, per me teper qe ai nuk ka asnje kartele mjekesore dhe po tmerron pacientet e operuar nga zemra”, thone mjeket, duke shtuar se shume paciente jetojne me friken se nga momenti ne momenti 13-vjecari do shpertheje deren e dhomes dhe do t’i vrase.
I mbushur me morra
Spitalit rajonal te Beratit po i kanoset seriozisht perhapja e nje epidemie. Monstra 13-vjecar qe diten qe eshte futur ne spital, prej rreth nje muaji, nuk eshet lare, nuk eshte nderruar, e as ka pare sapun me sy. Burime spitalore bejne te ditur se autori i vrasjes dhe perdhunimit te 47-vjecares nga fshati Skrevan, Engjellushe Sinjari, po keshtu i dy perdhunimeve te tjera ndaj dy adoleshenteve, si dhe i nje tentative tjeter vrasjeje, ka filluar t’i nxihet fytyra dhe te kruhet nga papastertia. Mjeket sqaruan per “Korrierin” se familjaret e tij nuk interesohen fare per femijen e tyre. Por, djalit nuk mund t’i afrohet asnje nga personeli, pasi kane frike. Vetem pak dite me pare, nje grup ekspertesh nga Tirana, qe u moren me analizat e tij, dolen ne perfundimin se 13-vjecari Romaroi H., ka nje profil psikik te nje vrasesi te rritur.