E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, plagoset nëna kosovare e 2 fëmijët e saj

SHKODER- Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e tre shtetasve kosovarë është shënuar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Kthesa e Trushit. Të aksidentuarit janë 36 vjecarja Flora Musholli dhe dy fëmijët e saj, 6 vjeç dhe 9 muajsh. Fëmijët janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, dhe mjekët thonë se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë aksidenti ndodhi pasi autmojeti me të cilën udhëtonin, Volsvagen me targa kosovare u përplas nga një automjet tjetër, Benz me targa italiane. Për pasojë automjeti, ku udhëtonte gruaja me dy fëmijët e saj ka dalë nga rruga duke shkaktuar dhe dëmtime. Policia e cila mbërriti në vendgjarje tha se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga dy automjetet.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›