E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, fluks pasagjerësh në port, mjegulla vonoi tragetet

DURRES- Porti i Durrësit ka qenë mbrëmë i tejmbushur nga qindra shqiptarë në pritje të kthimit të tyre drejt Italisë, ku punojnë prej vitesh. Përfundimi i pushimeve verore dhe kthimi i tyre drejt Italisë me anë të tragetit ka shtuar fluksin e pasagjerëve përgjatë këtyre ditëve.

Vetëm brenda 24 orësh 18 mijë emigrantë, janë larguar me 20 tragete. Ndërsa për të siguruar mbarëvajtjen e punës policia portuale ka vënë në dispozicion 40 sportele.

NEWS24 raporton se fluksi i pasagjerëve në orët e mbrëmjes së djeshme është shkaktuar dhe për shkak se tragetet kanë mbërritur nga Italia me vonesë.
Agjencia e lajmeve ATSH informon se gjatë orëve të natës moti është karakterizuar nga një mjegull e dendur cka duhet të ketë ndikuar dhe në vonesën e trageteve.
MOTI SOT I KTHJELLET
Ndërkohë që sot situata metereologjike në rajonin detar të Durrësit do të karakterizohet nga moti i kthjellët. Mjegulla e dendur e natës së kaluar ka nisur të shpërndahet duke ndikuar në përmirësimin e kushteve të motit gjatë orëve në vazhdim. Sipas burimeve zyrtare nga kapiteneria e portit, kushtet e mira detare do të mundësojnë lundrimin normal të anijeve dhe trageteve. Temperatura e ajrit në mesditë pritet të mbërrijë në 36 gradë celsius. Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi deri në 6-8 metër në sekondë.
Gjatë ditës priten pesë tragete nga Bari dhe po aq të tjerë do të nisen në mbrëmje nga porti më i madh i vendit. Në kalatat e portit vazhdon përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›