Minatorët vazhdojnë protestën: Sot afati i fundit, nesër greva
BULQIZE- Minatorët vazhdojnë protestën para ambienteve të godinës administrative të kompanisë koncensionare ACR për plotësimin e kërkesave të tyre.
Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ritual që po përsëritet që prej së hënës, minatorët janë vendosur sërish pëpara godinës së ACR, madje kanë bllokuar dhe portën kryesore të godinës së administratës.
NEWS24 raporton për prani të forca të shumta policie brenda në ambientet e kompanisë koncensionare por dhe për një prani më të shumtë policore në të gjithë qytetin e Bulqizës. Minatorët lëshojnë thirrje kundër drejtuesve të ACR si: "Të largohen hajdutët”.
“Minatorëve dhe qytetarëve u ka humbur durimi pasi prej 53 ditësh nuk paguhen dhe kërkesat e tyre vazhdojnë të mos plotësohen nga kompania koncensionare e minierës së kromit.”- deklaron korrespondenti I NEWS24, Enver Doçi, i cili ka ndjekur protestën që në fillimet e saj, javë më parë.
NEGOCIATAT
Vetë presidentja e ACR, Rotraut Skatch Depichc ndodhet në Bulqizë për të zgjidhur situatën dhe për të bërë të mundur rifillimin e punës në minierë.
Ndërsa minatorët deklarojnë se sot është afati i fundit për plotësimin e kërkesave të tyre në të kundërt, nesër, do ti rikthehen grevës së urisë, dhe bllokimit të aksit nacional, Tiranë- Peshkopi, në vendin e quajtur Qafa e Buallit. ”Mbi 20 minatorë deklarojën se janë gati të futen në një tjetër grevë urie. Minatorët thonë se vendi për zhvillimin e grevës do të jenë ambientet e ACR, dhe jo më nëntoka, ku për 27 ditë qëndruan në grevë urie në nivelin e 14-të, dhe u larguan në zbatim të vendimit të gjykatës së Dibrës.ACR u bëri thirrje të hapur dje të gjithë punonjësve t'i bashkohet grupit, i cili, sipas kompanisë, kishte filluar punën për kthimin në normalitet të minierës së Bulqizës. Ajo u bëri thirrje minatorëve "të mos bien pre e kërcënimeve të Kol Nikollajt dhe disa pasuesve të tij, dhe siguroi minatorët që mbrojtja e tyre është e garantuar.
DALIN NGA SPITALI MINATORET PROTESTUES
Dje pati dhe konfrontime mes policisë dhe minatorëve protestues dhe familjarëve të cilët tentuan të ndalonin kamionin me trarë, që policia u mundua të shoqëronte në ambientet brenda minierës.
Ndërsa tre ish-minatorët grevistë, të cilët u plagosën dje në konfrontim me policinë, pasi kanë marrë mjekimin e duhur do të dalin sot nga spitali i Bulqizës. Ish grevistët e plagosur ishin Dashamir Neziri, Arif Liveshi dhe Rifat Sallaku kanë marrë plagë teksa janë konfrontuar me policinë.
(s.g/balkanWeb)