E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, pushuesi kosovar gjendet i mbytur

DURRES-  Një 65-vjeçar nga Kosova, pushues në plazhin e Durrësit, është mbytur në det mbrëmjen e kaluar.

Sipas policië Ymer Bytyçi, 65 vjeç, është gjetur i mbytur në bregdet nga të afërmit e tij. Ngjarja ndodhi në sektorin Hekurudha, rreth 5 km larg qytetit të Durrësit.
Ekspertët e policisë po vazhdojnë ekzaminimet për të saktësuar shkakun e vdekjes-thanë burimet e drejtorisë së policisë.

Që nga fillimi i sezonit veror në plazhet e qarkut të Durrësit si dhe në rezervuare janë mbytur 11 persona.
(s.g/atsh/bvalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›