E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes foshnja 11 muajshe, mister shkaqet

TIRANE- Një foshnje 11 muajshe humbi jetën në Spital Ushtarak në Tiranë, për shkaqe ende të panjohura. Vogëlushja me inicialet A. Xh ishte dërguar fillimisht në pediatrinë e Durrësit, më pas është sjellë në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Vogëlushja ndërroi jetë dje, ndërsa policia ka hapur hetim për mjekim të pakujdesshëm. E mitura do i nënshtrohet ekzaminimit mjeko ligjor për të saktësuar shkaqet e vdekjes gjithashtu policia ka nisur hetimin për trajtimin mjekësor që i është dhënë vajzës 11 muajshe si dhe po mbledh të dhëna nga personeli i të dy spitaleve.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›