Aksident rrugor në Durrës, 53-vjeçari gjendet i vdekur nga kalimtarët
DURRËS- Një 53-vjecar nga Durrësi është gjetur i vdekur në afërsi të Fllakës ditën e sotme. Trupi i tij u gjet nga kalimtarë të rastit, në një kanal pranë këtij fshati, të cilët lajmëruan dhe policinë.
Kjo fundit konstatoi në vendngjarje se 53-vjeçari i identifikuar si Fran Ndoci, kishte humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se ai po udhëtonte me një motor tip ‘Papaq’, që u gjet pranë vendit të ngjarjes, ndërsa ka dalë nga rruga duke u përplasur dhe më pas ka përfunduar në kanal duke gjetur dhe vdekjen.
(e.m/News24/BalkanWeb)