Dyshonte për tradhti, anglezja kërcënon me vrasje bashkëshortin shqiptar
TIRANE-Një shtetase angleze është proceduar penalisht nga policia e kryeqytetit pasi kërcënoi të vriste bashkëshortin e saj shqiptar.
Ngjarja mësohet se është shënuar në zonën e Unazës së re tek pallatet e reja. Louise. R. H 28 vjece pasi një konflikti xhelozie me Ervin. D 30 vjec më të cilin kishte rreth 4 vjet e martuar në apartamentin e tyre e ka kërcënuar këtë të fundit se do ta vriste me thikën e bukës. I frikësuar nga agresiviteti dhe nervozizmi i treguar nga ana e bashkëshortes së tij, 30-vjeçari ka kërkuar ndihmën e policisë duke telefonuar në numrin 129. Menjëherë efektivët e komisariatit numër 6 kanë mbërritur në katin e 6 të pallatit ku ka ndërhyrë duke neutralizuar shtetasen angleze.
Pas marrjes ne pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore, Louise ka shpjeguar se ishte e dashuruar me Ervinin, por ky i fundit prej disa kohësh e gënjente dhe mashtronte për personat me të cilët takohej, ndërsa ditët e fundit në telefonin e tij kishte gjetur foton e një vajze tjeter. Pas konsultimit me prokurorin e çështjes është vendosur që Louisë. H të procedohet në gjendje të lirë.
Burime te BalkanWeb bëjnë me dije se shtetasja angleze ka filluar procedurat e divorcit me bashkëshortin Ervis. D.
(d.b/BalkanWeb)