E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor në Fier, humb jetën një 58vjeçar

Një 58–vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur në Levan të Fierit. Viktima, Adriatik Ferko, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është goditur nga një furgon me targa të Fierit, që drejtohej nga Agim Lamaj. Pasi e ka goditur, furgoni e ka marrë zvarrë për disa metra, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici për të dhënë detaje mbi ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›