Ndalohen 4 të dyshuarit për grabitjen e shtetasve sllovenë
Katër persona kanë përfunduar në pranga si të dyshuar për grabitjen e 4 shtetasve sllovenë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në vendin e quajtur Kthesa e Thumanës, në aksin Fushë Krujë-Laç. Gazmend Kulla dhe Ymer Hila janë dy prej të arrestuarve të parë, ndërsa personi i tretë u arrestua në banesën e tij me qira në Tiranë. Shtetasit sllovenë punojnë prej kohësh në Shqiperi dhe thuajse çdo ditë udhëtonin nga Apollonia drejt qytetit të Shkodrës. Tre grabitësit u paraqitën si oficerë të antidrogës dhe pasi i kishin ndjekur pas me makinën e tyre, kanë mundur t’i grabisin në vendin e quajtur Kthesa e Thumanës.