E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina e big bang rivihet në punë

Përshpejtuesi i grimcave subatomike i CERN-it, Organizatës Europiane për kërkime nukleare është rivënë në punë, më shumë se një vit pas mbylljes për shkak të problemeve teknike. Ndezja e suksesshme përbën një hap përpara për shkencëtarët, të cilët nëpërmjet eksperimenteve do të mund të japin shpjegime lidhur me krijimin e universit. Makineria e cila është rreth 100 metra nën tokë afër Gjenevës në Zvicër supozohet se do të rikrijojë një tjetër big bang duke përplasur me njëra-tjetrën rreze protonesh rreth unazës 17 milje të gjatë me një shpejtësi të përafërt me atë të dritës. Shkencëtarët do të krijojnë kushtet që besohet të jenë të njëjtat me ato të rikrijimit të universit 13.7 miliarëdë vjet me parë. Eksperimenti ka një kosto 9.82 miliardë dollarë dhe synimi kryesor është zbulimi i grimcës higs, thërmijë subatomike, e cila besohet se ekziston, por nuk është zbuluar kurrë. Makineria u hap në shtator të vitit të kaluar dhe u mbyll 9 ditë më vonë për shkak të problemeve teknike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›