Arrestohet Bajram Dara, vrau për hakmarrje Arben Vishën
Policia identifikon Bajram Dara si autorin e dyshuar për vrasjen e Arben Vishës 10 ditë më parë. Specialistët seksionit Kundër Jetës dhe Shëndetit, pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, arritën të vënë në pranga të dyshuarin për vrasjen e 38-vjeçarit Visha. Dyshohet se autori Bajram Hysen Dara, 41 - vjeç, me banim në Tiranë, më datë 11 nëntor 2009 rreth orës 20.20 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Arben Visha per motive hakmarrje.