E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, forcat e policisë në grevë

Forca të shumta agjentësh të policisë në Serbi kanë mbajtur sot një grevë duke kërkuar rroga dhe kushte më të mira pune.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, të cilat nuk janë në gjendje të japin numrin e saktë të policëve që kanë bojkotuar punën.

Ky veprim nga ana e forcave të rendit ka shkaktuar radhë të gjata në pikat kufitare, ku policët kanë qenë të pranishëm, por kanë punuar me ritme të ngadalta.

Sindikata e policisë kishte marrë vendimin për të mbajtur këtë grevë, e treta e këtij viti nga ky sektor, pas dështimit të bisedimeve me përfaqësues të qeverisë.

Ndërsa bojkoti i punës nga agjentët e policisë rrugore ka shkaktuar në Beograd, por edhe në qytete të tjera të vendit, një kaos të paimagjinueshëm në trafik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›