E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: I uroj shëndet e fitore të tjera Berishës

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për gjendjen shëndetësore të kryeministrit Berisha i cili gjatë festimeve për 21 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike pësoi një gjendje dobësie.
 

Në një mesazh drejtuar kryeministrit shqiptar, Thaçi i ka uruar kryeministrit Berisha shërim të shpejtë në mënyrë që ai të vazhdojë të drejtojë shtetin shqiptar drejt rezultateve dhe fitoreve të tjera.
 

“Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solem, me rastin e 21 vjetorit të PD-së, parti e cila luajti një rol historik në themelet e demokracisë shqiptare. Sukseset e PD-së janë meritë, kontribut dhe vizion i kryeministrit Berisha, i cili qëndroi në krye të këtij subjekti qoftë në pozitë qoftë në opozitë” thekson në deklaratën e tij kryeministri Thaçi.
 

Gjendja e kryeministrit Berisha u përkeqësua teksa ai po mbante fjalim me rastin e shënimit të 21 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Më vonë, nga zyra për informim e kryeministrisë, u bë me dije se gjendja shëndetësore e Berishës ishte e stabilizuar, dhe ai ishte dërguar në shtëpi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›