E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor në Maminas, plagosen 2 persona

Durrës, 12 korrik NOA-Dy persona kanë mbetur të plagosur sot pasdite për shkak të një aksidenti rrugor në aksin Maminas-Manëz, 15 km larg qytetit të Durrësit.  

Një makinë tip Golf me targë DR 9100 D, që drejtohej nga 35-vjeçari Fatbardh Osmani është përplasur me një motorr me targë TR 091 D i cili drejtohej nga një 18 vjeçarë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy të rinjtë 18 vjeçari i cili drejtonte motorrin F.Bodinaku dhe bashkëmoshatari i tij M.Jashari të dy nga Tirana ishin drejtuar për në plazhin e Gjirit të Lalzit, ndërsa janë përplasur ballazi me autoveturën që ishte drejtuar për në Maminas.

Dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën dhe po marrin mjekim në  spitalin rajonal të Durrësit.

Ndërsa drejtuesi i autoveturës është shoqëruar për në komisariatin e Durrësit.

m.i/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›