Prokurori Deda nuk paraqitet për herë të katërt, rrezikon masa
12/07/2009 Shtyhet mbledhja e këshillit
Shtyhet për të katërtën herë mbledhja e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Në të gjitha seancat e dështuara shkak është bërë mos paraqitja prokurorit të Prokurorisë së Laçit, Tom Deda, i cili herë pas here është thirrur në këshill për të sqaruar shkeljet që janë hasur në punën e tij, nga inspektorët e Prokurorisë së Përgjithshme. Burime pranë organit të akuzës shqiptare thanë se në drejtim të Dedës, janë dërguar disa fletë-thirrje, por që realisht asnjëra prej tyre nuk është marrë parasysh nga prokurori i Laçit. Që prej pezullimit nga puna, Tom Deda ka shkëputur çdo kontakt me Prokurorinë e Përgjithshme, çka ka bërë që kjo e fundit për 4 seanca rresht nuk ka mundur të dëgjojë pretendimet e Dedës, në mënyrë që më pas këshilli të marrë një vendim pozitiv apo negativ ndaj tij. Kryetari i Këshillit, Sokol Stojani, vendosi që seanca e radhës të mblidhet më 17 korrik. Veç të tjerash në mbledhje u vendos që edhe në rast se nuk paraqitet përsëri prokurori Tom Doshi, ndaj tij këshilli i prokurorëve pritet të vendosë masën e procedimit disiplinor në mungesë. Prokurori i Laçit akuzohet se gjatë punës hetimore ka kryer shumë shkelje ligjore lidhur me përcaktimin e masave të personave të arrestuar. Si dhe u vendos kryetari i ri i këshillit të jetë prokurori Besnik Cani.
E. Qyno