E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikoi makina, arrestohet pas vendimit të gjykatës

12/07/2009  Në pranga Holtion Lezha

Specialistët e seksionit kundër trafiqeve kryen kapjen e shtetasit Holtion Lezha, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi gjykata e rrethit gjyqësor Vlorë më datë 30 qershor 2009, ka caktuar mbi këtë shtetas masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “trafikim të mjeteve motorike”. Burime zyrtare pranë policisë së kryeqytetit thanë se ndalimi i 28-vjeçarit Lezha, është kryer në një nga rrugët e Tiranës, në të cilën ai ishte duke udhëtuar me një automjet, që dyshohet se është trafikuar nga Italia. Ndërkohë Prokuroria e Vlorës ka filluar hetim për disa raste të tjera ku mendohet se i sipërcituari, ka trafikuar automjete nga Italia duke i shitur më pas ato në Shqipëri. Pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë, Holtion Lezha se bashku me materialet hetimore, është transportuar në dhomat e paraburgimit të komisariatit Vlorë, qytet në të cilin ai do të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë për akuzën e “trafikut të mjeteve motorike”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›