Shoqatat minoritare: Do bojkotojmë censusin

Omonia dhe tre shoqata të tjera minoritare në vend deklaron mosnjohjen e censusit të popullsisë.
Vasil Bollano, kreu i shoqatës së minoriteti grek ka qenë i qartë në deklaratën e tij ku i ka bërë thirrje minoritarëve për të bojkotur censusin.
Apeli i Bollanos është mbështetur edhe nga Thanas Poçi i shoqatës së Vllhëve, Pavlo Jakoja, Brajoviç i shoqatës serbo maleze shqiptare dhe Edmond Themelko i partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian. Sipas tyre regjistrimi i popullsisë është përpjekje për të tkurrur artificialisht minoritetin në Shqiipëri.