E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 në pranga, vodhën firmën e pllakave

Materialet e vjedhura

Dy persona u arrestuan në flagrancë për vjedhje nga policia e Përmetit. Ylli Done, 32 vjeç dhe Elis Cani, 22 vjeç, u arrestuan teksa po vidhnin dy bateri makinash dhe 200 litra naftë të një firme që përpunon pllaka guri në afërsi të grykës së Këlcyrës.

Policia ishte sinjalizuar për një vjedhje të ngjshme disa ditë më parë dhe kjo kishte bërë që forcat e komisariatit të Përmetit të ngrinin shërbime të fshehta në zonë, për ti kapur dy personat në flagrancë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, policia arriti të dokumentonte edhe vjedhjen e denoncuar ditë më parë, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të Vjedhjes kryer në bashkëpunim. / E. Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›