E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tek Kthesat e Kamzësmakina del nga rruga, 1 i plagosur

ELBASAN-  Një makinë doli nga rruga tek kthesat e Krrabës duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të automjetit.

Aksidenti në aksin Elbasan -Tiranë ndodhi rreth orës 09:00. Nga të dhënat e para të korrespondentit të Elbasanit Andi Qosja mjeti tip Benz me targa EL 1859 B ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Drejtuesi i mjetit Spiro Goleci është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë lagështira. Goleci udhëtonte i vetëm në makinë.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›