Ylli Polvina: Zogu dënoi me burg Qemal Stafën, e shtynë italianët
Zog, pse ike". Kështu titullo het libri i ri studimor i Ylli Polovinës. Dokumente të panjohura që sjellin risi për këtë figurë komplekse të historisë shqiptare, shpalosen në faqet e tij.
Një sulm i panjohur i vitit 1934, një gjyq kundra komunistëve më 1939, një dënim për Qemal Stafën, janë vetëm disa prej temave më të diskutuara në të. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" jepen detajet e librit të ri.
Porsa keni botuar librin "Zog, pse ike". Çfarë përmbledh ky botim?
Në 225 faqe jam përpjekur të kryej një rivështrim të plotë të bëmës së tij. Për këtë qëllim kam vënë në qendër pikën më të debatueshme të karrierës së Ahmet Zogut: 7 prillin 1939. Diskutimi i kësaj teme do të jetë në historinë tonë të shkruar, por edhe në jetën e vendit një "perpetum mobile". Nuk do të reshtë kurrë. Madje përherë do të mbetemi të ndarë më dysh, pro dhe kundër. Ndërkohë, 7 prilli qe testimi, prova "në ngarkesë", që iu bë modelit të shtetit të ngritur nga ai për pothuaj katërmbëdhjetë vite. Kjo ditë e premte 1939 nuk ka të gdhendur vetëm fytyrën fashiste musoliane të një pushtimi të pabesë, por edhe atë të qëndrimit të diskutueshëm të kryetarit të shtetit shqiptar. Sa janë në përmasa njëra dhe tjetra, si edhe sa faktorë të tjerë kanë vend, është edhe objektivi kryesor i këtij libri.
(Intervista e plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)