E Diel, 1 Nëntor 2026

Bon Jovi ul çmimin e biletave për koncertet, teksa kriza godet Spanjën

boniSpanjë- Ylli amerikan i muzikës rock Jon Bon Jovi ka thënë se ka ulur çmimet e biletave për një koncert në Madrid që pritet të mbahet muajin e ardhshëm, nën dritën e krizës ekonomike të vendit.

Bileta jashtëzakonisht të lira për koncertin janë shitur tashmë. Ata ishin në shitje për mes $ 23 dhe 39 euro, në krahasim me ekuivalentin prej 76 që është kostoja mesatare e biletave për një koncert në Mançester në Mbretërinë e Bashkuar.

Bon Jovi tha se ai kishte frikë se shumë fansa nuk do të jetë në gjendje të përballojnë çmimin e plotë.

51-vjeçari tha për gazetën ‘El Mundo’ të Spanjës se kur ai ishte duke planifikuar turnen evropian këtë verë, pati frikën se në Madrid nuk mund të shiteshin bileta për shkak të krizës ekonomike të Spanjës.

Por ai nuk do të zhgënjejë fansat e tij spanjoll, andaj vendosi që ai do të performojë në Madrid më 27 qershor me çmime më të lira biletash.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›