Sherr për pronësinë, një i plagosur

Policia, foto arkiv
Një plagosje me armë ka ndodhur sot tek Parku i Autobusëve, mësohet se viktima është Avni Nika. Shkak i plagosjes ka qenë një sherr për motive pronësie.
Shtetasi Avni Nika është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Sipas policisë është arrestuar shtetasi Abdyl Zgura, i cili dyshohet se ka plagosur me armë Nikën, pas një sherri. /E.L/