E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min. Jashtme: Prioritet, vizat dhe kërkesa për BE

Në një deklaratë për mediat Ministria jonë e Jashtme bën të ditur se diplomacia shqiptare ka dy prioritete për të përmbushur, liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat në BE. Basha seri kontaktesh telefonike me homologët. 

TIRANE- Përshpejtimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian si dhe heqja e vizave për shqiptarët janë dy prioritet kryesore të diplomacisë shqiptare. Kështu thuhet në një deklaratë për shtyp të Ministrisë sonë të Jashtme ku bëhet e ditur se ministri Basha ka patur një seri kontaktesh telefonike me homologët e tij. Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt vendi i të cilit mban kryesinë e radhës së BE-së siguroi se presidenca suedeze do të mbështet shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit, si dhe përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptare.
Shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë është kërkuar publikisht edhe nga ministri i Jashtëm i Italisë dhe ish- zëvendëspresidenti i KE-së, Franco Frattini, në një deklaratë publike bërë në Trieste. Ndërkohë mësohet gjithashtu se kjo çështje ka qenë në qendër të bisedës telefonike mes Bashës dhe Fratinit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›