Trembet ne gjume kur i hapin porten biznesmeni vret 25-vjecarin

Policia e Lezhes arrestoi pronarin e nje lokali qelloi per vdekje nje 25-vjecar qe hyri ne territorin e tij. Autori Kisha frike se mos me vriste. Dyshohet qe dy personat te kene pasur me pare konflikt
Ka mjaftuar kercitja e forte e portes se prones se tij qe ai te ngrihet i trembur nga gjumi dhe te qelloje per vdekje me cifte nje person qe gjendej perballe. Kjo eshte pak a shume fabula e nje krimi qe ndodhi dje ne oret e para te dites ne qytetin e Lezhes. Policia arrestoi biznesmenin Petrit Doda kurse trupi i viktimes Hektor Gjetja ne oret e mesdites eshte marre nga te afermit e tij. Megjithate dyshohet se midis ketyre personave duhet te kete pasur ndonje konflikt te meparshem shkak ky per te trembur realisht autorin. Por gjithsesi nje burim policor tha se po hetohet ne te gjitha drejtimet midis tyre edhe per konfliktin para ngjarjes. Nuk perjashtohet fakti qe viktima te kete qene duke biseduar me biznesmenin dhe ne grindje e siper per motive ende te pazbardhura ngjarja te kete degjeneruar deri ne vrasje. Burimet lokale tregojne se forcat e policise se Lezhes kane arrestuar ne flagrance 32-vjecarin Petrit Doda me banim ne kete qytet pasi dyshohet se ai eshte autori i nje vrasjeje te kryer tek bar Pizza Park i cili eshte ne pronesi te tij. Doda dyshohet per vrasjen e 25-vjecarit Hektor Gjetja me banim ne fshatin Ishull-Lezhe i denuar me pare per vepren penale Armembajtje pa leje. Kur policia ndaloi autorin e krimit ai u justifikua se ishte detyruar ne kushtet e tronditjes psikike pasi kishte menduar se personi qe i hyri ne prone kishte shkuar per ta vrare. Keshtu duket ka rezultuar edhe nga hetimet e para dhe keqyrja e vendit te ngjarjes. Petrit Doda ka qene duke fjetur ne lokalin e tij bar Pizza Park i cili ka qene i mbyllur brenda tij ka hyre duke hapur me force deren Hektor Gjetja i cili ne ato caste eshte qelluar me arme gjahu nga i lartpermenduri. Gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes ne cilesine e provave materiale u sekuestruan 1 arme gjahu dhe 1 gezhoje. Po ashtu eshte sekuestruar edhe 1 kacavide e cila i eshte gjetur viktimes gjate dhenies se ndihmes se pare ne spitalin rajonal te Lezhes. Materialet i kaluan prokurorise se Lezhes per vepren penale Vrasje me dashje dhe Mbajtje pa leje te armeve te gjahut parashikuar nga nenet 76 dhe 290 te Kodit Penal ne ngarkim te Petrit Dodes. Megjithate ende nuk eshte sqaruar nese viktima kishte pasur ndonje qellim ndaj autorit apo thjesht ka qene ne gjendje te dehur dhe ka hyre ne pronen e tij pa ditur se ku po shkelte. Burime policore tregojne se po hetohet nese midis dy personave ka pasur ndonje konflikt me pare apo jo.