E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestro aksioneve te Prudentinos goditet Beting System Albania

Tjeter sekuestro per Prudentinon. Prokuroria e Vlores ne kuader te hetimeve te pasurive ndaj njerit prej krereve te organizates pulieze Sacra Corona Unita Albino Prudentino ben me dije se ka vendosur ne sekuestro aktivitetet tregtare shoqerite anonime Betting System Albania dhe Bet Plus ku djali i tij Angelo Prudentino rezultoi te ishte aksioner deri perpara arrestimit te te atit. Ne zbatim te ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda mbi bazen e kerkesave te drejtuara nga Prokuroria per Krimet e Renda ka vendosur sekuestron ndaj shoqerive tregtare Cassino Italia Betting System Albania dhe Bet Plus. Referuar burimeve zyrtare thuhet se prokuroria po punon me intensitet per grumbullimin e provave te metejshme ndaj personave te perfshire ne veprimtari te pastrimit te produkteve te vepres penale. Gjithashtu kjo prokurori po heton edhe per identifikimin dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive te disponuara nga personat nen hetim apo lidhjet e tyre ne zbatim te ligjit procedural penal dhe ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›