PS shpall 2012 vit elektoral Qamil Xhani
Ne mbledhjen e djeshme te kryetareve te rretheve te Partise Socialiste, me kreun e partise dhe sekretariatin, kreu i selise roze, Edi Rama, ka shpallur pikat kryesore te axhendes se opozites. Viti 2012 eshte cilesuar vit elektoral nga drejtuesit e selise roze, duke nisur jo vetem diskutimet per programin, por edhe shtimin e radheve te partise dhe intensifikimin e perpjekjeve opozitare. Ne takimin qe ka zgjatur per rreth dy ore, u ra dakord per nisjen e punes per shtimin e anetaresise se PS-se me 30 per qind dhe per nisjen e diskutimeve per programin ne cdo organizate te PS-se ne baze. Drejtuesit e PS-se kane vendosur edhe mbeshtetjen per Aleancen Kunder Importit te Mbetjeve, ne mbledhjen e firmave per referendumin. Kreu i PS-se, Edi Rama, ka kerkuar nga drejtuesit e degeve te partise ne rrethe, qe te mbeshtesin drejtuesit e Aleances dhe aktivistet e saj, ne te gjitha zonat ku do te ngrihen pikat per mbledhjen e firmave. Nje pike e rendesishme e diskutimit te djeshem, eshte dhe organizimi i 20-vjetorit te Forumit Rinor Eurosocialist, me 15 janar. Nisja e vitit elektoral te selise roze do te perkoje dhe me themelimin e forumit rinor, ku do te prezantohen ne menyre te detajuar synimet e opozites per zgjedhjet e ardhshme. Kreu i PS-se ka kerkuar jo vetem pjesemarrjen e te rinjve nga gjithe vendi, por edhe nisjen e nje etape te re per forumin rinor. Ne takim eshte kerkuar qe dhe anetaresimet e reja te PS-se, te behen duke pasur si prioritet angazhimin e moshave te reja ne politike. Kreu i PS-se ka kerkuar qe te gjithe drejtuesit e strukturave te selise roze te shtojne kontaktet me njerezit, pavaresisht bindjeve politike qe ata kane, per t'i njohur me propozimet e PS-se dhe me menyren sesi opozita e mendon qeverisjen e vendit. Po ashtu, eshte kerkuar nje pjesemarrje sa me e madhe e socialisteve nga gjithe vendi, ne tubimin qe selia roze do te mbaje ne daten 21 janar, ne perkujtim te kater personave qe humben jeten ne demonstraten e dhunshme. Ne planin afatgjate, kreu i PS-se ka kerkuar qe ne te gjitha deget e PS-se, ne fshat dhe ne qytet, te diskutohet per programin. Kreu i selise roze ka perseritur dhe nje here, qe te gjithe drejtuesit e degeve te PS-se, jo vetem te prezantojne pikat aktuale te programit, por t'u japin mundesi te gjithe pjesemarresve qe te flasin dhe te thone idete e tyre. Drejtuesit e PS-se jane udhezuar qe takimet te behen ne te gjitha ambientet, ku ka interes per te degjuar programin.