E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Skrapar

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 12:00

Gjashte persona kanë humbur jetën mbrëmjen e se hënës, pasi makina e tyre ka rënë në kanjonet e Skraparit, nga një lartësi prej 150 metra.

Ky është bilanci tragjik i një aksidenti automobilistik, pak kilometra larg Skraparit, qe u mori jetën 6 te rinjve.

Automjeti me targa angleze ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Kreu i policisë së Skraparit, Fatmir Lleshi bën të ditur se si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen te gjithë personat, që ndodheshin në automjet.

Lleshi pohoi se në automjet ka pasur 6 persona, një prej të cilëve për shume ore rezultoi i zhdukur.

Ambulanca, policia si dhe forcat RENEA ndodhen edhe më tutje në vendngjarje.

Makina qëndroi e bllokuar mes shkëmbinjve në humnerë përgjatë gjithë natës, pasi errësira vështirësoi përpjekjet e forcave RENEA për të ndihmuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet si shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit mbi automjetin nga drejtuesi, që mendohet se ka ardhur si pasojë e shpejtësisë se madhe.

Ndërkohe një aksident tjetër ndodhi në Tepelenë, ku si pasoje e daljes nga rruga te një makine, vdiq një person, ndërsa u lëndua rëndë një tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›