E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çip për të kontrolluar punëtorët

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 12:52

Sa të përpiktë janë punonjësit në orarin e paraqitjes në punë dhe a qëndrojnë për tetë orë të plota.

Për drejtuesit e njërës prej bashkive më të përparuara teknologjikisht në Evropë, asaj të Triakallasë në Greqi, kjo pyetje tashmë do t’i përkasë të kaluarës.

Këshilli bashkiak i qytetit aprovoi në unanimitet instalimin e një sistemi, për verifikimin e orareve të punonjësve të kësaj bashkie.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Trikallas, Jorgos Sturnaras, tashmë ka përfunduar tenderi dhe është përzgjedhur kompania që do të instalojë sistemin e mbikëqyrjes së orarit.

Punonjësit do të kenë të gjithë të instaluar në dorë një mikro chip, i cili do të verifikojë në kohë reale lëvizjet, oraret e paraqitjes në punë dhe ato të largimit prej saj.

Përveç orareve, sistemi do të ketë mundësi të monitorojë edhe funksionet jetike të organizmit të punonjësve dhe do t’i njoftojë ata për ndonjë problem shëndetësor që mund të kenë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›