Turqia ultimatum Assadit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, porositi presidentin sirian, Bashar Al Assad, që të ndërpres urgjentisht operacionet ushtarake kundër civilëve.
Ai ka theksuar se Ankaraja për herë të fundit i`a bënë këtë porosi autoriteteve siriane.
“Në rast se operacionet nuk ndërpriten, nuk ka më çka të themi lidhur me hapat që do të ndërmerren”, deklaroi Davutoglu.
Liderët turk që deri tani kanë mbështetur presidentin sirian, disa herë kanë bërë thirrje për të ndërprerë dhunën dhe për të zbatuar reforma, pas demonstratave dhe tendosjeve në Siri.
Banorët e qytetit Latakija kanë deklaruar se ushtria kishte sulmuar me granata për tri ditë me radhë qytetin e tyre.
Caqe të sulmeve ishin lagjet sunite, ku po organizohen protesta kundër regjimit aktual.
Në sulmet e deritanishme të ushtrisë dhe policisë kanë mbetur të vrarë mbi 1700 civilë.