Aksident tragjik në autostradë, 5 të vdekur; Nëna me dy vajzat dhe një çift
TIRANË- Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit, ku pesë persona pjesëtarë të një familjeje kanë humbur jetën. Ata udhëtonin me një automjet tip volsvagen me targa të Tiranës dhe mësohet se po ktheheshin nga një dasmë. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke kaluar në korsinë tjetër ku është përplasur me një makinë. Aksidenti qe ndodhi rreth ores 04:00 ne autostraden Tirane Durres, ka qenë aq i rëndë sa policia ende nuk ka identifikuar gjithë viktimat për shkak të shpërfytyrimit.
Deri më tani janë identifikuar si viktima të këtij aksidenti, shtetaset Haxhire Skënderaj, rreth 60 vjeç, Doloreza Skënderi 27 vjeç dhe Lindita Limani 43 vjeç. Sipas të dhënave të para tre viktimat janë nga e njëjta familje, nëna dhe dy vajzat. Policia konfirmon se dy viktimat e tjera jane Eduard Lekdusha 57 vjec dhe bashkeshortja e tij, Lumturie Lekdusha, 50 vjec.