Aksident ujor në Itali

Punëtorët e shpëtimit që kërkonin për personat që gjendeshin në kullën e kontrollit, e cila u godit nga një anije transportuese në portin më të frekuentuar të Italisë, kanë gjetur trupat e shtatë personave në rrënoja.
Anija Jolly Nero e ka goditur kullën e lartë 50 metra të martën në mbrëmje, derisa po largohej nga limani i Gjenovës në Italinë veriperëndimore.
Kulla, ku gjendeshin 13 persona, është rrëzuar. Katër persona janë nxjerrë nga uji dhe po trajtohen në spitial. Dy të tjerë figurojnë ende të zhdukur./Indeksonline/