E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, vdes 17-vjeçari, e përplas makina në Tapizë

Fushe-Kruje-Një aksident vdekjeprurës është shënuar mbrëmë në orët e vona në fshain Tapizë të Fushë-Krujës. Ka humbur jetën 17-vjeçari Aulon Gjika, i cili  ishte duke udhëtuar me bicikletë kur e ka përlasur makina.

Mësohet se i riu ka qenë duke udhëtuar në rrugën dytësore, por një automjet që ecte me shpejtësi dhe jashtë çdo lloj rregulloreje rrugore e ka goditur dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Por policia nisi hetimet dhe mësohet se ka bërë të mundur zbulimin e autorit të kësaj ngjarje, i cili është arrestuar menjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›