"Katër Krishtlindjet" në kinema
Katër Krishtlindjet" titullohet filmi që fillon të shfaqet më 19 dhjetor në kinema Millenium në Tiranë. Një çift i pamartuar por shumë i lumtur që interpretohet nga aktorët Vince Vaughn dhe Reese Witherspoon kalojnë Krishtlindjet me secilën prej familjeve të tyre. Çifti rrëzëllitës dhe familjarët (Robert Duvall, Sissy Spacek, John Voight, Mary Steenburgen) aktorë fitues të çmimit Oskar. Filmi është cilësuar si një përzierje e dhimbshme e farsës dhe propagandës për t'u bërë prindër.