E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet e luftës, sot vendimi pë Bagasoran

Sot pritet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimit për Ruandën ndaj personit që akuzohet se ndodhet prapa gjenocidit në Ruandë të vitit 1994.

Theoneste Bagasora, ish zyrtari i lartë në ministrinë e mbrojtjes të Raundës si dhe tre ish zyrtarë ushtarak akuzohen se kanë bashkëpunuar në planin për të zhdukur pjesëtarët e minoritetit Tutsi si dhe të Hutuve të moderuar. Të të katërtit kanë mohuar akuzën.

Prokurorët thonë se të akuzuarit kanë filluar planifikimin e gjenocidit që në vitin 1990, katër vjet para se ai të ndodhte.

Rreth 800 mijë Tutsi dhe Hutu të moderuar u vranë brenda një periudhe 100 ditëshe gjatë vitit 1994.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›