E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidente fatale në Durrës, dy të rinj humbin jetën në pak orë



DURRES - Dy aksidente rrugore i marrin jetën dy shtetasve në Durrës. Osman Tellalli, 30 vjeç, nga Durrësi dhe Flamur Laçi, 57 vjeç, nga Sukthi kanë mbetur të vdekur në dy aksidente të ndryshme automobilistike. Ka qenë ora 22:00 kur pranë “mbikalimit të Sukthit” fuoristrada me targë TR 2999 P, e drejtuar nga shtetasi M.K. ka përplasur për vdekje këmbësorin 27-vjeçar. Ngjarja ndodhi në kohën kur në autostradë kishte pllakosur errësira, por sidoqoftë policia ka shoqëruar shoferin për kryerjen e veprimeve hetimore. Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën në Durrës një shtetasi 30-vjeçar. Viktimë e përplasjes nga autobusi urban ka mbetur Osman Tellalli, banor i qytetit bregdetar. Ngjarja ka ndodhur në orën 10:00 të paradites, në vendin e quajtur “Sheshi Pranvera”. Mësohet se Tellalli ishte duke përshkuar në këmbë sheshin, kur autobusi i linjës Durrës-Spitallë-Porto-Romano e ka aksidentuar për vdekje. Pavarësisht se ambulanca mbërriti me urgjencë në vendngjarje, i riu nuk arriti dot të mbijetojë. Grupi hetimor ka mbërritur pas pak minutash në vendngjarje dhe është duke punuar për të rindërtuar me saktësi skenën tragjike. Specialistët e qarkullimit rrugor analizuan me kujdes shenjat e lëna nga aksidenti, por nuk u nxituan në nxjerrjen e konkluzioneve përfundimtare. Ndërkohë të njëjtat burime thanë se lidhur me ngjarjen në fjalë është shoqëruar në polici drejtuesi i automjetit. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›