Spanjë-Portugali, cila nga iberikaset komandon?
është si një derbi ndeshja midis Spanjës dhe Portugalisë, sfida e fundit e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Kampionatit Botëror të Afrikës së Jugut që do të zhvillohet sot në mbrëmje, në orën 20 e 30. Rivaliteti parashikohet të jetë i jashtëzakonshëm dhe emocionues midis spanjollëve dhe portugezëve, që duken kaq të ngjashëm edhe pse janë tërësisht të ndryshëm: të dyja ekipet nuk kanë fituar kurrë një Kampionat Botëror dhe duke qenë se fituesja e kësaj përballje do të ndeshet me atë që do ketë sukses në sfidën midis Paraguait dhe Japonisë, ëndrra mund të fillojë të bëhet realitet. Spanjë-Portugali, së bashku me sfidën Gjermani-Angli (u kualifikua ekipi i Joakim Lëv), është një nga përballjet më tërheqëse të 1/8-ve të finales, e cila mund të konsiderohet një derbi edhe duke u bazuar në pasimet dhe zotërimin e topit si dhe në lojën e bukur. Në Durban do të ndeshen skuadra e dytë dhe e tretë në renditjen botërore, me fjalë të tjera dy prej ekipeve pretendente për fitoren finale. Spanja dhe Portugalia do të përballen për herë të parë në nivel Botëror, ndërsa në total kjo do jetë sfida numër 33: statistikat flasin për 15 suksese spanjolle kundrejt 5 luzitane, por në fazat finale portugezët janë në avantazh.
Formacionet e mundshme
Spanja (4-2-3-1): Kasijas, Ramos, Pike, Pujol, Kapdevila, Buske, Martinez, Iniesta, Ksavi, Vila, Torres. Trajner V.Del Boske
Portugalia (4-3-3): Eduardo, Ferreira, Alves, Karvajo, Koentrao, Tiago, Pepe, Meireles, Simao, Lidson, Ronaldo. Trajner: K.Keirosh