E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente në Durrës, gjendet një viktimë. Plagoset një grua

Një aksident automobilistik është shënuar në zonën e plazhit në Durrës, ku një shtetasve ka mbetur e plagosur për pasojë të përplasjes nga një
mjet tip furgon.

Sipas burimeve spitalore dhe policore, gruaja është dërguar me urgjencë për në spitalin e Durrësit ku ka marrë ndihmën e parë mjeksore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, në rrugën e fshatit Maminas është gjetur i vdekur trupi i një personi ende të paidentifikuar.

Policia tha se viktima është rreth 70 vjeç dhe dyshohet të jetë përplasur nga një mjet.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe autorit të aksidentit. mësohet se viktima kishte të veshur një këmishë, pantallona të gjata dhe shapka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›