Aksidente rrugore, humbin jetën dy persona
LUSHNJE- Dy aksidente rrugore të ndodhura në autostradën Durrës-Lushnje kanë shkaktuar vdekjen e dy personave. Lajmi eshte konfirmuar nga Policia Rajonale e Fierit.
Mbrëmë në orët e vona të natës një person është arrestuar pasi ka aksidentuar për vdekje një shtetas, i cili nuk është identifikuar ende nga forcat policore. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate ku Gazmir Çobaj 44 vjeç është arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Lushnje-Fier, në afërsi të një karburanti, ka aksidentuar një këmbësor, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Këmbësori ka vdekur ne vend nga perplasja me automjetin e Gazmir Çobaj. Çobaj drejtonte një automjet tip Mitsubish me targa të huaja.
****
Një tjetër aksident i ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje në vendin e quajtur Rrotullimi i Çermës i ka kushtuar jetën një njeriu. Rreth ores 22 e 30 të mbrëmjes një automjet ka dalë jashtë rruge dhe si pasojë shoferi ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i automjetit Ramadan Alimani banues në Sarandë ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes me murin. Automjeti i tij me targa SR 81 89 D ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe është përplasur me një mur afër rrugës kombëtare. Përplasja ka bërë që mjeti të bjerë në kanal ku Ramadan Alimani ka vdekur në mënyrë të menjëhershme.Loli Cecoaliaj