BE Hetim i plote i 21 janarit. Lideret politike te zgjidhin krizen

Bashkimi Europian apelon për hetim të plote per demostratën e 21 janarit. Zëdhënësja e komisionerit për zgjerimin Stefan Fyle, në një konferencë për gazetarët në Bruksel, tha se shpreson që qeveria të bashkëpunojë për hetimin e ngjarjeve.
“BE mbeshtet hetimin për ngjarjen. Është e rëndësishme që hetimi të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Gjithashtu presim që qeveria shqiptare të bashkëpunojë për realizimin e një hetimi të drejtë e transparent mbi ngjarjen e të premtes” tha Natasha Butler.
Zëdhënësja e komisionerit Fyle foli edhe për protestën e paralajmëruar të opozitës për t’u zhvilluar ditën e premte, duke thënë se është e rëndësishme të shmanget dhuna dhe të manifestohet një qëndrim paqësor.
“BE bën thirrje për rikthim të qetësisë, përgjegjshmëri dhe respktim të ligjit. Pra është e rëndësishme të ruhet qetësia, është e rëndësishme të shmanget përseritja e dhunës qe ndodhi të premten ku si pasoje pati të vdekur dhe të plagosur” tha Butler.
Ndërsa Shqipëria ka paraqitur kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE, Komisioni i ka bërë edhe një herë thirrje klasës politike shqiptare të bashkëpunojë për arritjen e një zgjidhjeje të përbashkët që do e nxirrte vendin nga kriza.