Aksidente tragjike në Janinë, 6 të vdekur, mes tyre edhe shqiptarë
Janinë- Mëngjesi i së shtunës ka rezultuar tragjik për disa persona në Janinë të Greqisë të cilët janë përfshirë në dy aksidente me viktima dhe të plagosur.
Mediat greke raportojnë se aksident i parë është shënuar rreth orës 04:00 të ditës së sotme në aksin Janinë-Artë, ku nga përplasja e dy automjeteve kanë humbur jetën 6 persona, mes tyre shqiptarë dhe një fëmijë 2 vjeç.
Sipas policisë në rrugën Janinë-Artë njëri nga shoferët e makinave të aksidentuara ka tentuar të parakalojë një kamion por është përplasur fatalisht me makinën e krahut tjetër e për pasojë kanë vdekur dy shoferët, njëri shqiptar dhe tjetri grek. Sakaq 3 persona u plagosën rëndë dhe një 12-vjeçare ndërroi jetë në spital.
Një tjetër aksident ndodhi pak orë më vonë në aksin Janinë-Kozani, ku dy automjete u përplasen me njëri-tjetrin. Për pasojë humbi jetën një 23-vjeçar dhe një 50-vjeçare nga Shqipëria, teksa një fëmijë 2 vjeç humbi jetën në makinën tjetër. Sakaq të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Janinës. Ndërkohë mediat greke kanë bërë të ditur se policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dy aksidenteve tragjike.
/IDEA/