Topi: Berisha po rikthen sistemin totalitar në vend
Ish-presidenti Bamir Topi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e akuzoi Kryeministrin Berisha se po rikthen sistemin totalitar. Duke iu referuar emërimit të kreut të ri të SHISH-it, por dhe nënkryetarit të KLD-së, Topi tha se kreu i Ekzekutivit po vendos sundim partiak në institucionet kushtetuese dhe të pavarura.
Vendimi i djeshëm për shkarkimin e drejtorit të SHISH-it, Bahri Shaqiri, është shoqëruar me reagime. Ju si e shihni një lëvizje të tillë?
Për mua personalisht nuk ka absolutisht asnjë lloj surprize, pasi gjithçka është e paralajmëruar nga unë katër vite më parë, pikërisht në prag të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, kur shihej qartë një marrje e plotë e kompetencave, sidomos ai që kishte të bënte me zgjedhjen me një shumicë të thjeshtë të Presidentit të Republikës. Pas kësaj, çdo gjë do të vijonte me zgjedhje partiake, ashtu siç dhe po ndodh, partiake dhe jo politike, pasi politike pa dyshim që është, e krerëve më të rëndësishëm të institucioneve kushtetuese, duke bërë një hap të rëndësishëm, do të thosha, prapa, duke iu larguar atyre standardeve që ne jemi munduar ti realizojmë dhe ti vendosim ato në kushtet e shtetit të së drejtës. Nga kjo pikëpamje, ky shkarkim, pa dyshim që sjell shumë pikëpyetje për ecurinë e këtij institucioni, i cili për hir të së vërtetës, ka qenë një institucion që arriti në disa standarde të larta, duke iu larguar në mënyrë definitive atyre institucioneve që kishin ndikim nga politika dhe i shërbenin politikës. Institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror u vendos në standarde dhe pati një bashkëpunim shumë të rëndësishëm me aleatët tanë, dhe këto fjalë pozitive kanë ardhur jo vetëm nga ndërkombëtarët, por këtë vlerësim e kam shprehur edhe unë.
Zoti Topi, gjatë kohës që ju ishit President, a ju ka ardhur ju ndonjë propozim zyrtar nga Kryeministri Berisha për shkarkimin e zotit Shaqiri?
Jo, jo. Nuk ka pasur absolutisht asnjë propozim. I vetmi debat publik ka qenë ai që kishte të bënte me ndryshimin e ligjit për SHISH-in, ligj i cili nuk ishte në standarde. Pati një kontestim nga disa deputetë edhe të maxhorancës në Komisionin e Sigurisë dhe pati dhe një lloj kontestimi nga aleatët tanë. Sepse një ligj i ndryshuar pa u konsultuar me aleatët, dhe sidomos me aleatin kryesor të Shqipërisë, SHBA….
(Intervisten e plote me gjithe detajet e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)