Aksidentet, 3 muaj trajnim profesional
Qeveria ofron tre muaj trajnim profesional për të shmangur aksidentet në punë dhe për të rritur cilësinë. Këshilli i Ministrave ka bërë një ndryshim në ligjin për sigurimet dhe Kodin e Punës, ku citohet se pjesëmarrja në trajnimin profesional është tre muaj, nga një muaj që ishte parashikuar në ligjin e mëparshëm. Koha e programuar e formimit profesional nëpërmjet punës, lloji i kualifikimit dhe lista e personave pjesëmarrës deklarohen zyrtarisht në Zyrën përkatëse të Punësimit, përpara fillimit të trajnimit.