Ligj të posaçëm për shitblerjet në internet
Qeveria shqiptare miratoi dje një projektligj që synon të vendosë rregulla në fushën e tregtisë dhe reklamimit përmes internetit, duke ndaluar për herë të parë me ligj dërgimin e e-mail-eve reklamuese pa miratimin paraprak të marrësit (spam). Bëhet fjalë për dërgimin e e-mail-eve reklamuese tek adresa e-mail-i, të cilat grumbullohen në mënyra të ndryshme, por që pronari i tyre nuk ka kërkuar t‘i marrë këto reklama. Fenomeni shumë i përhapur në botë ka filluar të shfaqet edhe në Shqipëri gjatë kohëve të fundit. Edhe disa parti politike zbatojnë praktikën e dërgimit të reklamës pa kërkesë paraprake. Sipas ligjit, kjo praktikë shpallet e dënueshme dhe dërguesit rrezikojnë të përballen me gjoba në rast se ligji do të miratohet në Parlament.
Ligji vendos edhe rregulla të përgjithshme në fushën e shitblerjeve në distancë të mallrave dhe shërbimeve, përfshirë detyrimin e shitësit për të dhënë qartësisht rregulla kontraktuale.
Ligji vendos edhe rregulla të përgjithshme në fushën e shitblerjeve në distancë të mallrave dhe shërbimeve, përfshirë detyrimin e shitësit për të dhënë qartësisht rregulla kontraktuale.